“Fjalët e babait të Klodianit më prekën thellë!”, Basha: Lleshajn e bëri Rama mish për top për të shpëtuar veten!

0
116

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një mesazh me rastin e 30-vjetorit të PD-së ku nuk ka lënë pa përmendur edhe ngjarjen tragjike të vrasjes së 25-vjeçarit.

Basha: Pamë ngjarjen tragjikë ku Klodian Rasha u vra para shtëpisë së tij. Fjalët e babait të Klodianit më prekën shumë dhe më kanë shenjë thellë. Për këtë ngjarje të rëndë heshti për tre ditë me radhë. Heshti se mendoi se do të kalonte në heshtje. Rama ishte i zënë duke shëtitur në galeri artesh. U detyrua që ta bëjë ministrin e Brendshëm Mish për top për të shpëtuar veten e tij. Faji nuk është i policëve, por është faji i arrogancës që vjen nga qeveria. Është rezultat i punësimeve poltike i njerëzve jo profesionistë. Edhe pse e dimë që nuk ka fjalë tu ngushëllojë zemrat , sonte në këtë ditë të shënuar dua të shpreh krenarinë e madhe për rininë e sotme. Pasi nuk durojnë dot rrenat qeveritare dhe nuk kanë frikë. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu. Rama e deshi gjithë tepsinë për vete dhe ja ku është rezultati. Shqiptarët meritojnë ndryshim, Rama me klikën e tij e ka mbushur kupën prej kohësh. Ne PD jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka që ti japim fund kësaj të keqje me 25 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here