Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin! Biznesi dhe familjet e thjeshta ndihen të lëna në mëshirë të fatit…

0
133
Berinda Bulku, anëtare e Kryesisë së LSI në Durrës ka akuzuar qeverinë se ka braktisur biznesin në qytetin bregdetar.
Në një postim në Facebook, Bulku shkruan se “Vetëm 6 muajve të fundit numri i subjekteve të mbyllura në Durrës u rrit me 24%.”
Më tej, Bulku shton se “Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin. Me politika fiskale në mbështetje të biznesit dhe pa penalizime selektive, gjobvënie, apo neglizhim të pushtetit. Një kapitull i ri ku biznesi do jetë partner dhe jo target i shfrytëzimit apo penalizimit nga qeveria.”
Postimi i plotë në Facebook:

Qeveria ka braktisur biznesin në Durrës.
Vetëm 6 muajve të fundit numri i subjekteve të mbyllura në Durrës u rrit me 24%.
Në rang vendi u mbyllën brenda pak muajve 4900 biznese, 34% më shumë se vitin e kaluar.
Mbyllja e bizneseve u shoqërua edhe me shifra të larta të numrit të të papunëve në qytet duke shtuar kështu edhe varfërinë në familjet e Durrësit.
Biznesi dhe familjet e thjeshta ndihen të lëna në mëshirë të fatit dhe rikthimi në normalitet duket më i largët se kurrë.
Më 2️⃣5️⃣ prill nis një kapitull i ri për Durrësin. Me politika fiskale në mbështetje të biznesit dhe pa penalizime selektive, gjobvënie, apo neglizhim të pushtetit. Një kapitull i ri ku biznesi do jetë partner dhe jo target i shfrytëzimit apo penalizimit nga qeveria.
Më 2️⃣5️⃣ prill Durrësi do i kthehet banorëve dhe do jetë nisja e një perspektive të re zhvillimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here