“Hajdeni thyejmë drejtorinë”! Protestuesit shkatërrojnë xhamat e bashkisë, nisen drejt policisë

0
95

Protestuesit pas Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë u drejtuan për në sheshin “Skënderbej”  ku sulmuan me gurë bashkinë e Tiranës thyer xhamat e disa dritareve dhe një nga hyrjet.

 

Më pas protestuesit bënë thirrje për t’u drejtuar për te drejtoria e policisë së Tiranës. “Hajdeni thyejmë drejtorinë e policisë së Tiranës” dëgjohen thirrjet e tyre.

Por cili është plani i tyre? Gazetari i “ABC”-së Juxhin Mustafaraj raportoi se nga komunikimi që ka pasur me disa nga protestuesit, ka mësuar se nuk përjashtohet mundësia që në fund të tubimit të zhvillojnë një marshim drejt shtëpisë së Klodian Rashës që u ekzekutua dje nga një efektiv policie.

Protestuesit  kanë deklaruar se do të vijojnë me vendosmëri qëndresën deri në vendosjen e drejtësisë dhe largimin e Sandër Lleshajt./ db/Abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here