Klodiani, viktima e parë e “8 Dhjetorit”

0
168

Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi në orët e para të këtij 8 dhjetori në Tiranë, bash në Ditën e Rinisë. Një 25-vjeçar u qëllua për vdekje nga një efektiv policie, në kushte mjaft të dyshimta.

Arsyeja? Mos bindja e urdhrit për t’u ndalur pasi kishte thyer orën policore!!! Shumë e rëndë, dramatike.  Të qëllohet një i ri nga pas shpine, pra në ikje, duke mos paraqitur asnjë rrezik për efektivët që e ndiqnin , tregon se kemi të bëjmë me një akt të një pakujdesie të skajshme nga efektivi i forcave blu.

Ndërkaq përpjekjet e mëvonshme të strukturave për ta ‘zbutur’ ngjarjen përbëjnë një akt të pastër malinj mbi vlerën e jetës! Por kjo marrëzi nuk u ndal me kaq. Ja nisën të rrëmonin mbi të shkuarën e të ndjerit, a thua se kishte rëndësi për zbardhjen e ngjarjees, nëse ai ekishte të shkuarën të pastër apo të pisët. Ai u VRA duke ikur, pa zbatuar masat paralajmëruese që parashikon kodi penal!

Dhe e gjitha kjo marrëzi me emrin e koduar ‘vrasje se nuk zbatoi urdhrin për të ndaluar’, merr inspirim nga trajta e shtetit që kemi ndërtuar në këto vite. Mbi ligjin kemi vendosur liderin, mbi të drejtën kemi vendosur anti-shtetin, mbi të vërtetën kemi zgjedhur të besojmë me vetëdije gënjeshtrën e propaganduar.

Lëvizja e 8 Dhjetorit në vitet ’90, e cila kishte përballë një prej regjimeve më të egra komuniste në glob, u nis dhe u mbyll pa asnjë viktimë. Sot 30 vite me pas, nën regjimin e shtetit policor, vritet një 25-vjeçar se theu orën policore të pandemise! Sa pas jemi kthyer…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here