Diabetikët janë më të rrezikuarit nga koronavirusi? Mjekja: Ka një keqkuptim…

0
156

 

Ndërkohë, e ftuar në “Abc e shëndetit”, Entela Puca endokrinologe ka sqaruar se në fillim ka pasur një keqkuptim kur u tha se diabetikët janë të prirur ta marrin më shpejtë virusin.

Mjekja shton se kjo nuk është e vërtetë pasi mundësia e marrjes së virusit është e njëjtë tek të gjithë individët.

“Pati edhe një keq kuptim se pacientët diabetikë mund të ishin më të pritur për të marrë virusin.

Por është keqkuptim sepse mundësia e marrjes së virusit është e njëjtë. Por se si ky virus sillet në organizëm edhe te diabetikët janë më të prirur të kenë dikurs më të rëndë”, tha ajo.

E pyetur se si ndryshon gjendja e të infektuarve diabetikë tek pacientët e diabetit ti 1 dhe 2 ajo tha se ata të tipit 1 janë në mosha më të reja dhe e kalojnë pothuajse si njerëzit normalë.

“Nuk mund të përfshijmë të gjithë ata pacientë që e trajtojnë diabetin. Ata të diabetit tip 1 nuk kanë kompliakacione dhe duke qenë në mosha më të reja mund të jenë gati si persona normal.

Dhe në ata të diabetit tip 2 janë të moshave më të mëdha dhe janë më të rrezikuar. Mbi 30 vjeç kanë një risk shumë më të madh. Pacientët gjatë periudhës së Covid kërkojnë doza të larta të insulinë. Në kushtet e shtëpisë fillojnë menaxhojmë insulinën”, tha Puca.

Ndërkohë, lidhur me gratë që shfaqin diabetin gjatë shtatzënisë mjekja tha:

“Nëse është një diabet që shpërthen gjatë shtatzëni nuk po themi 100% por zhduket me shtatzëni.

Por me lindje nëna nuk paraqet probleme. Por është e riskuar që të bëjë diabet në vitet të vazhdim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here