Aksidenti tragjik në Kamëz, Denisa Doku del para Gjykatës, familjarët e viktimës: Të mos ndiqet penalisht…

0
122

19-vjeçarja Denisa Doku do të dalë sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë nga gjykata, pas aksidentit të ndodhur të shtunën në Kamëz, ku humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeçe.

Dy të rejat ishin kunata me njëra-tjetrën, pasi Alida ishte e fejuar me vëllanë e Denisës.

Prindërit e viktimës kanë paraqitur një deklaratë të noterizuar në Gjykatë, ku kërkojnë që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht për aksidentin, pasi marrëdhëniet e tyre familjare janë të sqaruara.

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar babai i të ndjerës.

Ka qenë një mjet duke lëvizur me shpejtësi të lartë i cili ka përplasur një mjet tip ‘Smart’, në të cilin ndodheshin vajzat e reja.

Të aksidentuarat u transportuan fillimisht në spital, por fatkeqësisht, Alida, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here