Shpërthen Malaj: Rilindas, boll me hipokrizinë tuaj për Marko Bellon, e shpallët armik të partisë

0
129

 Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello u nda sot nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19.

Ndër reagimet e shumta ishin dhe ato te sekretarit te Përgjithshëm te PS Taulant Balla, ministrit Majko dhe kryeparlamentarit Ruçi

 

“Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte”, shkruan ndër rreshta Balla.

“Lamtumirë kolegut, ambasadorit, profesorit dhe mikut të dashur Marko Bello!
Gjatë këtyre javëve beteje shpresuam çdo moment se Marko do t’ia dilte. Sepse Marko ishte një njeri i fortë e plot energji. Unë kam patur personalisht mundësinë ta njoh prej vitit 1997 asokohe Ambasador i RSH në Rumani, për të vijuar si deputet e anëtar i Kabinetit Qeveritar deri në vitin 2005, më pas sëbashku kolegë në Grupin Parlamentar Socialist në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe socialisti Pandeli Majo e kujton Marko Bellon si një “shok që ndriçonte ditën me humorin e tij.”

“Marko Bello, deputet, ministër socialist dhe mik ka ndërruar jetë. Shok që dinte ta ndriconte ditën me humorin e tij, Marko zgjodhi të ishte një njeri me zemër dhe pastaj një politikan. Ngushëllime familjes”, shkruan Majko.

Një mesazh për ndarjen nga jeta të kolegut Bello ka shkruar dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

“Humbëm Markon, deputetin e denjë, patriotin e madh. Iku Marko, zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve”, thotë ai.

Ndërkohë këto reagime të “shtirura” nga rradhët e ‘Rilindjes’ kane nxitur nje shpërthim te ashper te ish Ministrit Arben Malaj, i cili nepermjet nje postimi ne Facebook shprehet se’ Rilindja’ e shpalli Marko Bellon “Armik te Partise”, ndaj hipokritet nuk duhet te flaisn e ta lene te prehet ne paqe.

Boll me hiporizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem. Keshtu jeni sjelle me shume shqitare thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise. Pas nenit famkeq 24/1 qe largoj nga shertbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet. Periudha juaj e Rilindasve te bebezitur do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi. Para 30 diteve pushuatr nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partiot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles. U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna. Minstria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna. Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Brace. Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret. Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta ate keni qellimin e vetem ne jeten tuaj. Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht. Boll me pangopësine tuaj! Boll me hiporizine tuaj! Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer. Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : ” Kurre mos u ngopshi” !! Arbeni

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here