Protesta kundër HEC-Skavica, policia ndëshkon me 5 mln lekë gjobë organizatorët…

0
145

Policia e Dibrës ka gjobitur me 5 milion lekë të reja gjobë organizatorët e protestës së një ditë më parë kundër ndërtimit të Hec-Skavica.

Ata akuzohen për grumbullim dhe manifestim të paligjshëm.

“Me datë 01.12.2020, në vendin e quajtur ‘Kodra e Bitrit’, njësia Administrative Fushë-Çidhën, Dibër, shtetasi A.H, President i Shoqatës Drini i Zi, dhe shtetasi N. D, Kryetar i Shoqatës Drini i Zi, kanë organizuar një grumbullim me rreth 40 persona, për të protestuar kundër ndërtimit të Hec-Skavica. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në zbatim të Aktit Normativ nr 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 1, shërbimet e Policisë kanë vendosur dy masa administrative përkatëse (gjobë) për dy organizatorët e tubimit”, njoftoi policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here