Kuçi: Më 25 prill do ta largojmë sektin mafioz të betonit e korrupsionit dhe t’ua kthejmë qytetin banorëve…

0
120

Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi, ka denoncuar një tjetër skandal të Rilindjes në qytetin bregdetar.

Në postim në Facebook, Kuçi thotë se qeveria e Rilindjes ka miratuar lejen për ndërtimin e një hoteli 16-katësh si dhe disa godinave të tjera mu buzë detit, në shëtitoren Taulantia.

Më tej, Kuçi shton se objektivi i Rilindjes është  sa më shumë beton për mafian e ndërtimit dhe oligarkët e qeverisë teksa me mijëra familje të Durrësit janë të pastreha prej mëse 1 viti.

Postimi i plotë i Kontjana Kuçit në Facebook:

SKANDAL/Kulla dhe më shumë beton tek shëtitorja Taulantia?
Pas projektit skandaloz për të mbushur me beton në shëtitoren Taulantia sekti i betonit do ngrejë një kullë 1️⃣6️⃣ katëshe dhe godina të tjera shumë katëshe pranë saj.
Tashmë Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e një hoteli 1️⃣6️⃣ katësh buzë detit ? si edhe të godinave të tjera të cilat edhe ato kanë marrë lejen e ndërtimit dhe kanë vlerë prej 1️⃣0️⃣ deri në 1️⃣5️⃣ milionë eurosh.
BETON – BETON – BETON ?
Ky është bilanci i sektit korruptiv të “Rilindjes.” ❌
Më shumë beton për mafian e ndërtimit dhe oligarkët e qeverisë teksa me mijëra familje të Durrësit janë të pastreha prej mëse 1️⃣ viti.
Më 2️⃣5️⃣ prill ta largojmë sektin mafioz të betonit dhe korrupsionit dhe t’ia kthejmë Durrësin?banorëve.
Kontjana Kuçi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here