Covid i merr jetën mjekut, vajza: Nuk humba vetëm babanë, por edhe një koleg…

0
129

Mjeku pneumolog nga Puka, Hysni Shkjau është një ndër bluzat e bardha, i cili ka humbur jetën si pasojë e Covid.

Edhe pasi doli në pension, ai punoi në spital në krye të detyrës e sidomos në këtë kohë pandemie. Vajza e tij e ftuar në emisionin “Shqipëria Live“ tha se nuk ka humbur një baba por edhe një koleg, pasi edhe ajo ka ndjekur rrugën e të atit.

“Unë nuk humba vetëm një baba, por edhe një koleg sepse edhe unë jam mjeke pneumologe. Babanë  e kam takuar një muaj para se të sëmurej, më njoftoi se nuk ndihej mirë, një ditë para ai ka qenë në punë, gjatë gjithë pandemisë ai ka qenë në një vend jashtë zonës së qytetit”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here