Shella: Vetingu mori sot një goditje me përmasa historike

0
104

Gerti Shella drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) një organizatë jo-qeveritar, që synon të përkrahë transparencën në vendimmarrje, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, shprehet se vetingu mori sot një goditje me përmasa historike.

“Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha sot vendimin për ish-gjyqtarin Luan Daci, duke e dënuar me 6 muaj burg, konvertuar në 12 muaj shërbim prove.

Vetingu mori sot një goditje me përmasa historike. Një debat i ri do të rihapet sot, nëse kanë legjitimitet vendimet e Kolegjit tashmë që një anëtar i tij ka qenë kushte paligjshmërie për të dhënë vendime?!

Daci u pezullua nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) për falsifikim dokumentesh e deklarim të rremë. Bashkë me vetingun, goditje morën edhe Avokati i Popullit dhe Kuvendi i Shqipërisë, të cilët “filtruan” këtë kandidaturë…

Po të dëgjosh me vëmendje seancën e intervistës së ish-gjyqtarit Daci para deputetëve të Kuvendit në kohën kur ai kandidoi, krijohet përshtypje se Kuvendi e dinte se për kë po thoshte “PO”.

Ndërkohë, duket se Avokati i Popullit ka pasur vetëm një javë kohë për të parë letrat e kandidatit dhe… s’i ka parë siç ia donte puna! Në rastin më të mirë, sistemi ka bërë DEFEKT të trefishtë; në rastin më të keq, Sistemi ka qenë i dizenjuar për të pranuar gjyqtarë me cen…”, shprehet në një reagim përmes rrjeteve sociale, Gerti Shella.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here