“Lënia e mjekut të familjes jashtë skemës, gabim fatal”, Jakaj: Keq- menaxhimi i covid-19, ka sjellë pasoja në shëndetin e qytetarëve

0
96

Ish-kreu i ISHP-së dhe qendrës për kontrollin e barnave, Besnik Jakaj, i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga ana e qeverisë shqiptare. Jakaj tha se duhej të ishin hapur sa më parë spitalet rajonale, të cilat do të shfrynin ngarkesën që kanë sot spitalet Covid.

”Është e gjitha çështje menaxhimi, protokoll organizativ, nëse ne do të kishim hapur spitalet rajonale, pse ne duhet të sillnim një qytetar nga Kukësi në drejtim të Tiranës, apo nga Gjirokastra. Mjeku specialist do të bënte të mundur që të diferenconte pacientët, duke marrë në telefon 127, nëse duhej të bëhej transportimi i tyre drejt Tiranës”, u shpreh Jakaj.

Për më tepër, ai nënvizon se lënia e mjekut të familjes jashtë skemës për trajtimin e rasteve Covid, ka sjellë pasoja në shëndetin e qytetarëve. ”Ne kemi lënë për katër muaj me radhë mjekun e familjes në skemë, që çështë e vërteta as sot nuk është përfshirë sa duhet. Mjekët duhet të jenë të pajisur me veshje profesionale për të pasur kontakt me pacientët. Duhet të ishte i gjithë zinxhiri i spitaleve për përballimin e Covid, sjellja në Tiranë e të gjithë pacientëve krijon vështirësi në informacion, krijon stërmundim për familjarët e tyre. Pacientët që e përballojnë keq kërkojnë trajtim spitalor, jo të gjithë të prekurit kanë nevojë për trajtime në spitale”.

Për të situata në vendin tonë sa i takon barnave është jashtë kontrollit, ku ka abuzime të shumta me çmimet, por edhe me ilaçet që futen kontrabandë, pa u menaxhuar nga ana e shtetit. ”Ne kemi disa antivirale që qarkullojnë në vendin tonë dhe nuk janë të licensuar. Ka ilaçe që vijnë në kushtet e kontrabandës dhe shiten dhjetra herë më shtrenjtë. Në asnjë vend të botës nuk kushton një tampon 100 euro, antiviralët kanë shkuar deri në 700 euro në tregun e zi, apo antibiotikët që shiten të palincesuar”, ndërsa apeloi që Ministria e Shëndetësisë të hyjë sa më parë në treg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here