Festa e Bes Kallakut me 30 vetë, Kryemadhi: A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo një shkollë e padezinfektuar?!

0
95

E ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar ditëlindjen e Bes Kallakut me 30 vetë, ku u gjobitën pjesëmarrësit në ceremoni, si dhe administratori i lokalit, ndërkohë që e fituar ishte dhe ajo bashkë me bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

Sipas Kryemadhit, ditëlindjet nuk janë të këqija në krahësim me shkollat e padezinfektuara apo dhe spitalet pa kushte.

“Ditëlindjet nuk janë të këqija. Kanë dashuri, pasi një ditëlindje me 30 veta nuk është as më pak e as më shumë se një dasmë me 300 veta. A është një ditëlindje ajo që e shpërndan virusin apo një shkollë e padezinfektuar?! A është një ditëlindje me 30 vetë që e shpërndan covid, apo një spital që nuk ka kushtet dhe mundësitë”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here