Shkoi për të peshkuar dhe nuk u kthye më, reagon xhaxhai i 32-vjeçarit: Kërkimet nuk nisën në kohë…

0
110

Një 32-vjeçar në Durrës shkoi të peshkonte më disa miq të tij dhe nuk u kthye më.

Bëhet fjalë për Silvi Priftin, i cili kishte dalë për të gjuajtur oktapodë duke u zhytur në thellësi.

Xhaxhai i tij, duke folur për ABC, tha se nipi i tij kishte shkuar më thellë se bashkëmoshatarët dhe më pas nuk u pa më

Petrit Prifti kishte një thirrje për kryeministrin Edi Rama: “Do t’i bëja thirrje Edi Ramës. Nipi i shokut të babës së tij është në det. Të bëjmë të pamundurën ta gjejmë trupin. Ka vonesa, ka burokracira. Zvarritje. Nuk kanë ardhur në kohë. Na u premtua që do nisë kërkimi në 5 e gjys.”

Po ashtu, zoti Prifti tha se edhe gjatë mbrëmjes pati kërkime, por trupi i tij nuk u gjet.

“Ka dy prindër të varfër, deti është i vështirë, të sposton,” u shpreh duke mos i mbajtur dot lotët xhaxhai i Silvit.

Tashmë kanë kaluar thuajse 24 orë nga zhdukja e 32-vjeçarit, dhe trupi i tij nuk është gjendur ende.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here