28 nëntori, ushtarë nga e gjithë bota urojnë në shqip ditën e Pavarësisë…

0
130

Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Videoja emocionuese, tregon se si heronjtë me uniformë, në SHBA, Gjermani, Francë, SHBA, Itali, Afrikë, Afganistan, urojnë vendin tonë për ditën e shpalljes së Pavarësisë.

“Gëzuar pavarësinë Shqipëri,”– janë fjalët që dalin nga goja e tyre dhe në shumë raste jo të shqiptuara mirë.

Videoja është publikuar nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Sot Shqipëria feston në heshtje shpalljen e Pavarësisë.

Kthetrat e pandemisë që na ka kapluar kanë bërë që nëpër sheshe e makina të mos valëvitet flamuri kuqezi dhe ndryshe nga çdo vit tjetër, nuk do të ketë grumbullimet të rinj e festime masive.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here