Artan Hoxha: Pandemia rriti konsumin e drogës, krimi përshtatet me situatën

0
141

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ngjarjet e orëve të fundit që kanë ndodhur në vendin tonë. Nga studio e ABC Hoxha është shprehur se djegia e makinave është një mesazh presioni aq më tepër kur e mendon se kanë ndodhur në dy qytete që ngjarjet kriminale vijojnë të jenë sa më prezentë.

Sipas gazetarit bota e krimit është përshtatur me situatën pandemike dhe i ka krijuar kushte vetes për ta zhvilluar më tej një gjë të tillë.

Ndër të tjera ai ka komentuar për atentatin e kryer dy ditë më parë në Elbasan ku thekson se Vis Korçari është një person që vitet e fundit ishte i njohur në botën e krimit ndaj vendi i tij ishte burgu, s’kishte pse endej rrugëve të qytetit.

“Unë kam qenë gjithë kohën në kontakt me të gjithë pasi nuk kam njoftuar në fillim se isha më Covid. Bota e krimit ka pësuar evolim dhe përshtatje me situatën e pandemisë. Disa muaj kemi pasur një rritje të ngjarjeve kriminale, bëhet një pauz dhe rinis sërish. Djegia e makinave më shumë është një element presioni që shkakton panik te qytetarët. Djegiet e makinave kanë ndodhur në Elbasan, Vlorë qytete që kanë ngjarje kriminale në vijimësi. Nuk janë në kalibrin e konflikteve reale që kanë këto dy qytete. Vlora si fillim dhe më pas Elbasani. Është e rëndësishme që të ketë shembuj pavarësisht se kush është bërë objekt i ngjarjes.

“Vis korçari” është një person që ka katër pesë vite që ka qenë probleme me krimin. Këto janë ushtarë të grupeve kriminale dhe që mund të ketë vite që mund të funksionojnë. Shikoni se cilët janë njerëzit Nuk duhet që një person i tillë të shikojë rrugët e Elbasanit, ky është një person që unë d që ka qenë autori i dyshuar për katër ngjarje.

Në qytetet e tjera ka një lloj statuskuoje që mund të vijojë më gjatë. Aksioni i djeshëm në Elbasan dhe sasia e kapur është e konsiderueshme nuk është një sasi droge për treg vendas. Elbasani vijon të ngelet rruga ballkanike e transportimit të heroinës, kapja e një sasie të tillë droge tregon e Elbasani vijon të jetë një vendkalim për kalimin e lëndëve narkotike”, ka thënë gazetari.

Gazetari investigativ gjithashtu deklaron se kufizimi i lëvizjes për shkak të koronavirusit ka rritur shumë numrin e përdoruesve të lëndëve narkotike.

“Për shkak te stresit është rritur numri i personave të përdorimit të drogës çmimi jo, por një rritje e tillë e përdoruesve ka rritur dhe përfitimet. Narkotikët e fortë siç është kokaina nuk merret nga kushdo por nga ai që e ka mundësinë që ta blejë. Pengesa për një jetë më të lirë gjatë pandemisë i shtyn ato drejt përdorimit të lëndeve narkotike. Shpërndarja tashmë është më e lehtë. Linjat e brendshme të shpërndarjes janë të njëjtat, ke shpërndarës me biçikleta me motor, dhe çdo shpërndarës ka një listë të klientëve të vet. Madje ta sjellin dhe në shtëpi siç është rasti i kokainës. Këto janë forma që shqiptarët i kanë mësuar jashtë dhe mund ti zbatojnë me lehtësi brenda vendit”, ka thënë Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here