Nga Vora në Gërmenj për të djegur një automjet, arrestohet i dyshuari…

0
127

Eshte arrestuar nga policia në flagrancë autori i dyshuar i zjarrvënies së qëllimshme të një automjeti në fshatin Gërmenj, Kolonjë.

Autori i dyshuar është E. C., 53 vjeç, banues në Vorë, Tiranë

“Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë”.

Ja njoftimi i plotë:

Kolonjë

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 25.11.2020, në fshatin Gërmenj, ku u dogj një automjet.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i zjarrvënies së qëllimshme.

Në vijim të punës hetimore intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në datën 25.11.2020, rreth orës 01:30, në fshatin Gërmenj, Kolonjë, ku u gjet i djegur një automjet, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë, nën koordinim e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit e Pasurisë në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. C., 53 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, me pasoja të rënda materiale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here