Komisioneri i BE deklaron zyrtarisht: Po, kishte një plan për ndarjen e Kosovës, tani ka dështuar…

0
83

“Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë në tryezën e dialogut”. Deklarata është bërë nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, gjatë një interviste të publikuar sot në median serbe “Nezavisne“.

Borrell shprehet në intervistë: “Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore. Por kjo nuk është më një alternative”.

Ai thekson se në union ka shtete anëtare që e kundërshtojnë fuqishëm idenë e shkëmbimit të territoreve. “Por, në parim, ajo që duam është të jemi një ndërmjetës. Ne po përpiqemi ta përmbushim atë rol,” tha Borrell.

“Emocionet janë të forta dhe mendoj se është e kuptueshme, sepse dialogu është kërkues dhe i vështirë, i ngarkuar me histori. Por, do të thoja se deri më tani po shkon fort mire. Sikundër e thashë, ne duam të jemi ndërmjetës duke ditur se ka disa gjëra për ne që janë të papranueshme si zgjidhje”, shprehet Borrell.

Lidhur me situatën në SHBA ku do të kemi administratën e re Biden në vend të asaj Trump, Borrell tha se Brukseli pret një partneritet të fort.

“Ne nuk po garojmë me Shtetet e Bashkuara në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. Nëse amerikanët janë atje për të ndihmuar, ne, natyrisht, do ta pranojmë ndihmën, por nuk do të konkurrojmë,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here