Kryemadhi u konfirmua në krye të LSI. Mehmetaj: Ishte votëbesim

0
112

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetarja e LSI Kejdi Mehmetaj ka folur mbi procesin zgjedhor të zhvilluar brenda kësaj force politike dhe rikonfirmimin e Monika Kryemadhit në krye të saj.

Ishte garë apo votëbesim për Kryemadhin?

Kejdi Mehmetaj:  Votëbesim patjetër. Në fakt, ne kemi hapur procesin, kemi lajmëruar, ishte ngritur nga Kryesia e LSI dhe Komiteti Drejtues Kombëtar e gjithë infrastruktura për zgjedhjet e brendshme, 4 muaj e diçka përpara, ku janë bërë edhe thirrje për kandidatë por nuk pati të tillë. Ndonjëherë është më mirë që procesi të shkojë ashtu siç duhet se sa të krijojmë gara fiktive.

Dje, kur u votua në të gjithë Shqipërinë për kryetaren e LSI, ishte një votëbesim të themi pasi ajo garonte e vetme për të marrë ose jo pëlqimin e anëtarësisë por unë mendoj se më e rëndësishme se çdo gjë ishte mesazhi që LSI dha përmes këtij procesi zgjedhor.

Për shkak të një periudhe shumë të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, ku duhet të ruajmë distancat, të mos grumbullohemi e kështu me rradhë. LSI gjeti mundësinë ta bëjë demokracinë e saj të brendshme të funksionojë duke i dhënë kështu një mesazh edhe politikës së gjerë. Për herë të parë në Shqipëri zhvilluam një proces gjysmë-online ku anëtarësia e pajisur me kartat e reja të LSI pati mundësinë të votojë përmes telefonit apo kompjuterit thjesht duke u bashkuar në një link që mund ta hapte lehtësisht kushdo. Bashkohu.LSI.al dhe përmes një kodi që vinte nga sistemi përmes numrit personal të gjithësecilit, të jepej mundësia të votoje qoftë për kryetar të LSI po ashtu edhe për ekipet drejtuese”.

Sipas Mehmetaj, anëtarësia e LSI tregoi dje se mund të bëjë procese dinjitoze.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here