Zgjedhjet në LSI/ Reagon Vasili: Qytetarët bëhen vendimmarrës dhe jo thjesht spektatorë…

0
95

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se zgjedhjet në LSI po dëshmohen si një proces që ndërton një mundësi përfaqësimi të jashtëzakonshme.

“Hapësirat shoqërore dhe politike në LSI vazhdojnë të jenë model për sa i takon hapjes së tyre, për sa i takon gjithëpërfshirjes së tyre dhe për sa i takon asaj që realisht qytetarët bëhen vendimmarrës dhe jo thjesht spektatorë apo asistues. Procese të tilla të hapura japin një frymëmarrje shumë të madhe pozitiviteti të gjithë shoqërisë”, tha ai.

Vasili tha se “kudo ku partitë bëhen përjashtuese, atëherë një shtresë e madhe humbet dhe një mendim pozitiv nga shoqëria humbet”.

I pyetur mbi numrin prej rreth 5500 anëtarë të LSI-së që kanë votuar deri në këto momente, Vasili tha se “inteligjenca e LSI-së, e aplikimit edhe të votimit online, bashkë me votimin fizik, bëri të mundur që të jetë një pjesëmarrje e jashtëzakonshme”.

Vasili theksoi se “rifreskimi nuk ka qenë një kërkesë artificiale, por ka ardhur natyrshëm.  “Dera është e hapur, askush nuk ua mbyll dot derën. Në LSI ata që tentojnë të mbyllin derën e dikujt nuk janë të mirëpritur. LSI-ja është partia që mban hapur dyert”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here