Rama mesazh indirekt prokurorisë: Akuzat e opozitës janë lemeri, por ju e dini vetë …

0
138

Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një video-mesazhi, lidhur me akuzat e opozitës, se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave të Covid-19.

Pasi deklaroi se ka një aleancë të opozitës dhe Presidencës me Covidin, kundër tij dhe qeverisë, ai i dërgoi edhe një mesazh indirekt prokurorisë.

Pasi deklaroi dhe vendosi vetë, se akuzat janë ‘lemeri politike’ dhe ‘marrëzi kriminale’, Rama deklaroi se prokuroria e di vetë punën e saj dhe nuk do të pengohet, a thua se kryeministri po i bën një nder prokurorisë që ka vendosur të mos pengojë hetimet.

‘Prokuroria e di vetë detyrën e saj. Nëse do ta shohë të arsyeshme, të përfshihet në këtë lemeri politike, për të zbardhur një marrëzi kriminale të kësaj madhësie, askush nuk mund dhe nuk do ta pengojë’, tha Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here