Dervishi: 10 delegatë do përfaqësojnë LSI-në e Kavajës në Konventën Kombëtare. Hapa drejt fitores më 25 prill

0
150

Kreu i LRI-së në Kavajë, Baki Dervishi e ka cilësuar votimin e sotëm në këtë qytet, si hapa drejt fitores më 25 prill.

Anëtarët e LSI në Kavajë, i besuan plot 10 delegatëve përgjegjësinë për të përfaqësuar strukturat e LSI-së në Konventën Kombëtare, që do të mbahet më 5 dhjetor.

Postimi i plotë

Pjesmarrje e jashtëzakonshme sot nga anëtarët e LSI Kavajë, prezentë në kuti votimi dhe online i besuan sot Monika Kryemadhit drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, partisë që ngjall siguri dhe shpresë për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit, partisë që mbështet të rinj dhe të reja profesionistë që do të jenë bashkë në çdo sfidë për ta bërë Shqipërinë Shtëpinë Tuaj!

Anëtarësia sot i besoi plot 10 delegatëve përgjegjsinë për të përfaqësuar LSI-Kavajë në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, 50% e të cilëve ishin të rinj dhe të reja plot energji dhe vizion në sfidën e përbashkët ta bëjmë Kavajën Shtëpinë Tuaj!

Falenderojmë çdo anëtar që ju përgjigj pozitivisht ftesës sonë për të votuar por edhe për të nisur një angazhim maksimal në hapat e mëtejshëm politik që do të marrë LSI Kavajë, hapa që do ta çojnë LSI në një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e 25-Prillit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here