Covid-19/ Mehmeti denoncim të fortë: Mbi 600 mësues të infektuar, është manipuluar raporti

0
113

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ishte i ftuar në RTV Ora ku ka folur mbi arsimin në kohë pandemie. Mehmeti ka hedhur akuza të rënda duke thënë se numri i mësuesve të infektuar me Covid është manipuluar dhe nuk po tregohen shifrat e sakta.

Sipas tij shifrat e sakta japin një gjendje katastrofike pasi janë më shumë se 600 mësues të infektuar.

Për fat të keq shifrat na japin një gjendje katastrofike, pavarësisht që fshihen. Nëqoftëse ne themi për 169 dhe Kosova i deklaron hapur që i ka 365, në fakt ne kemi mbi 600 mësuses të infektuar. Është gënjeshtër ajo që thuhet se ështe 169, është manipulim i së vërtetës. Këto janë të vërteta,fakte që vinë nga vetë mësuesit.Në qytetin e Lushnjës ka patur 18 mësues të shtruar, ndërkohë që Ministrja e Arsimit tha që kemi patur vetëm 10. Kanë humbur jetën 10 mësues. A u hetua se çfarë ndodhi me këta mësues?”– thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here