Berisha: 4 vite më parë i denonconte në djegsat si megaaferë korruptive, sot ky mafioz është aksioner i tyre

0
117

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Ben Blushi 4 vite më parë denonconte në “Libra” djegsat si megaaferë korruptive, ndërsa sot ky mafioz është aksioner i tyre.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Arben Malavita 4 vite më parëdenonconte në Libra djegsat si megaaferë korruptive!

Sot ky mafioz është aksioner i tyre.

Ai ka shndërruar TV që drejton në Top zëdhënësi të mafies së plehrave!

Këtu më poshtë keni dokumentin se çfarë shkruante ai në Libra në vitin 2016 për djegsat si megaaferë korruptive të qeverisë!

Lexojeni sipas deshirës! sb

Dhënia me konçesion për ndërtimin e incineratorët në Elbasan e Fier nuk është gjë tjetër veçse një aferë korruptive e cila rëndon xhepat e qytetarëve.

Pavarësisht se me administratorë të ndryshëm, si Albtek Energy ( konçesionari i Elbasanit) ashtu edhe Integrated technology Ëaste treatement Fier (fituesi i tenderit të Fierit) sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit kanë të njëjtën adresë – Sky Toëer, kati 13. Edhe adresa dytesore e rregjistruar në QKB është e njëjtë ( Elbasan, nënstacioni elektrik).

Pyetja e Libra është: a thua kjo të jetë vetëm një rastësi?

Të dyja kompanitë kanë një kapital fillestar 100.000 Lekë ndërkohë që do ndërtojnë impjante me një vlerë prej respektivisht 22 dhe 28milion Euro.

Pyetja e Libra është me çfarë parash do të sigurojnë ato bashkëfinancimin e investimit që në rastin e Elbasanit është 9.5 Milion Euro?

Ka një kakofoni të ndërveprimit të institucioneve dhe afateve kohore që gjithsecila i ofron Albtek Energy. Koncensioni i dhënë nga Ministria e Mjedisit me VKM nr 907 17/12/2014 ( zbardhur në fletoren zyrtare të datës 6 janar 2015) nga njëra anë flet për koncesion 7 vjeçar. Leja e ndërtimi eshte dhënë me vendim nr 1, datë 27/01/2015 të Këshillit Komëtar të Territorit, vetëm 15 ditë pas zbardhjes së koncesionit. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave me propozim të Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka miratuar “Ndërtimin dhe shfrytëzimin e impiantit me rikuperim të energjisë nga trajtimi i mbetjeve” me VKM Nr. 792, datë 9.11.2016 me një kohëzgjatje prej 25 vitesh. Çuditërisht po në të njëjtën ditë ERE ka miratuar fillimin e procedurave për licensimin e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k në aktivitetin e prodhimit të energjisë elektrike nga impianti i përpunimit të mbetjeve urbane, megjithëse sipas po këtij vendimi dokumentat e paraqitura nga kompania janë pjesërisht të sakta. Në qershor të 2016 kryebashkiaku i Elbasanit ka përgëzuar përfundimin e investimeve në impjant.

Pyetjet e Libra janë: pse ka mos rakordim të kohëzgjatjes së koncensionit dhe vendimit të shfrytëzimimit? Si është dhënë leja e ndërtimit në një kohë rrekord prej 15 ditësh kur kompania duhej të kishte edhe lejen e mjedisit dhe ‘vlerësimin e ndikimit në mjedis’, procese këto që në bazë të legjislacionin në fuqi kërkojnë një proces konsultimi për të paktë 30 ditë? Pse studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis nuk është publik në faqen e Ministrisë së Mjedist siç e kërkon ligji? Përse leja për ndërtim dhe shfrytëzim nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë vjen pasi ka mbaruar ndërtimi i veprës?

Marrëveshja e konçesionit është një marrëveshje shumë e dobët nga këndvërshtrimi juridik. Ajo nuk jep aspak informacion mbi teknologjinë që do përdoret, standartet mjedisore që do përdoren, detyrimet e koncesionarit nëse dështon në përmbushjen e këtyre standarteve. Gjithashtu marrëveshja detyron shtetin që të përjashtojë nga përdorimi dhe përpunimi i mbetjeve të qarkut të Elbasanit çdo operator tjetër përveç incineratorit.

Pyetjet e Libra në këtë rast janë: pse ky përjashtim kur sipas hirearkisë së mbetjeve të aprovuar nga shteti Shqiptar kushtëzohet riciklimi përpara insenerimit? Përse shteti i garanton koncesionarit shitjen e energjisë së prodhuar, kur ky treg tashmë është i liberalizuar? Përse Koncensioni nuk jep asnjë informacion apo të dhënë për mënyrën e operimit pas ndërtimit, sa do të jetë kosto e insenerimit për çdo ton mbetje të trajtuar, kush do ta mbulojë këtë kosto (po përsëritet e njëjta dramë si me termocentralin e ndërtuar në Vlorë me para të taksapaguesve, i cili nuk është vënë kurrë në punë për shkak të vlefshmërisë ekonomike) ? Në Europë trajtimi me insenerim i një ton mbetjesh kushton nga 70-120 Euro/ton në varësi të teknologjisë së përdorur, llogaritur këtu edhe fitimin nga energjia e prodhuar.

Ku do ta gjejë konçesionari sasinë ditore të deklaruar prej 120-140 ton/ditë kur Elbasani nuk gjeneron kaq mbeturina?

Cila bashki e Shqipërisë është në gjëndje të përballojë këtë kosto trajtimi? Ju lutem mbani në vëmendje që në bashki si Shkodra apo Saranda nuk paguhet dot kosto e trajtimit në fandfillet ekzistuese prej respektivish 1000 Lekë/ton dhe afro 2500 Lekë/ton

Pse nuk ka aspak informacion për teknologjinë e përdorur në këtë impiant?

Përse koncesionarit nuk i është kërkuar garancia prej 2,16 milion Euro që duhet ngurtësuar nga kompania përpara nënshkrimit të kësaj kontrate? Si ka mundësi që të gjitha punimet e kryera gjatë 2015 janë në pothuajse të njëjtat vlera me kredinë e marrë rreth 3.9 miljon euro dhe ndërkohë kjo shifër është kaq larg totalit të investimit kur mbeten edhe më pak se 5-6 muaj në mbarimin e veprës? (mjafton të shohim bilancin e vitit 2015 të rregjistruar në qëndrën kombëtare të biznesit për ti vërtetuar këto )

Kjo përbën vetëm një tablo të shkurtë të problematikës së këtij investimi jo transparent e korruptiv, e cila nuk paraqet vetem akuzat tona për këtë qeverisje, por edhe pamundësinë e një administrate të “rilindur” për të siguruar zbatimin e ligjit dhe standarteve Europiane.

MM

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here