Maliqi: Socialistët e zhgënjyer do ta “fundosin” Ramën. Berati do kthehet i djathtë

0
146

Deputeti Lefter Maliqi, i ftuar ne Ora News, thotë se humbjen më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama do e ketë nga socialistët e zhgënjyer. Sipas tij, opozita duhet të jetë në terren, e gjitha në terren, për të mposhtur këtë të keqe të madhe që po i merr jetën shqiptarëve.

”Unë e kam thënë me kohë ku e ka nga socialistët, nga zhgënjimi i madh. Por unë mendoj se e ka edhe nga sovrani I unitetit kombëtar, e ka drejtëpërdrejtë nga njeriu që e bëri kryetar bashkie, që e bëri kryeministër, që e ndihmoi të marrë partinë, që është Ilir Meta. Pavarësisht se qëndron mbi palët, 2 marsi tregoi se ka një mbështetje të gjerë të socialistëve të zhgënjyer që kanë ikur tashmë nga Rilindja dhe të elektoratit gri. Këta socialistët e zhgënjyer dhe elektorati gri i besojnë më shumë socialistit që është Presidenti Ilir Meta dhe ai e shikon që qëndrimin dinjitoz i presidentit në mbrojtje të kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë, kundër veprimeve korruptive të KED, kundër veprimeve të parlamentit që voton në grup PPP-të apo veprime të tjera janë në sinkron me të drejtat e qytetarëve”,-tha Maliqi.

Nën cilën sigël do të jeni në zgjedhjet e 25 prillit, Maliqi u shpreh se ”Do të jem brenda koalicionit PD-LSI. Qarku i Beratit nga i majtë do të kthehet në të djathtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here