‘Largimi nga Shqipëria, si histori suksesi’/ Këlliçi nga Cërriku: 25 prilli do të jetë frymëmarrja jonë!

0
122

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me të rinjtë demokrat në Cërrik, ku ka theksuar se largimi nga Shqipëria shihet si histori suksesi në qytetin e vogël, ku ata pak të rinj që të sheh syri, mburrin shokët e tyre të larguar.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Në Cërrikun e vogël, largimi nga Shqipëria shihet si histori suksesi. Rrugët janë boshatisur nga të rinjtë. Pakkush kthehet këtu për të parë si mbijetohet. Ata pak të rinj që të sheh syri, mburrin shokët e tyre të larguar. Dikush flet me superlativa për vëllanë në Gjermani. Shoku përbri dëgjon në heshtje. Kureshtja e bën që të mos i shpëtojë asnjë fjalë. Dy të tjerët lëshojnë pa radhë breshëri pyetjesh, nga padurimi për të mësuar se ku kalon shtegu i largimit. Si iku, kë kontaktoi, sa pagoi. Sa mirë që iku!

Ky është Cërriku këtë mesditë të Mërkure. Një qytet që çdo ditë zvogëlohet por nuk rinohet. Mbijetesa këtu është heroike. Cërrikasit do t’i mbijetojnë edhe pak muaj pushtetit pandemik.

Me të rinjtë demokratë dhe kryetarin e tyre të ri të FRPD Stelian Sako, po i hapim rrugë përbashkimit të madh kundër flamës 8-vjeçare që boshatisi vendin.

Arsim, Punësim, Prioritet Rinisë!

25 prilli do të jetë frymëmarrja jonë! Forca të gjithëve ????????

(Ndjesë anëtarëve të FRPD Cërrik që nuk mundën të merrnin pjesë për shkak të kufizimeve të imponuara nga masat anti-Covid.)

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here