Rrëfimi i ish-deputetes: Çlirimi i Tiranës për familjen tonë, sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme…

0
108

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar në lidhje me festën e 17 Nëntorit, një ditë që është e shënuar për familjen e saj.

Reagimi i plotë

17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës për familjen tonë është sa e dhimbshme, aq edhe e lavdishme!

76 vite më parë, familjes iu shua një yll, i cili dha jetën për çlirimin e Kryeqytetit.

Ende i kam të gjallë lotët dhe kujtimet që risillte gjyshi im për vëllain e tij, i cili u përball me luftën në moshë shumë të hershme.

Sot, pritëm në familjen tonë, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, për të nderuar dhe lartësuar figurën e Heroit të Popullit, Estref Caka.

Së bashku me xhaxhain, i cili ka trashëguar edhe emrin e Heroit të Popullit dhe familjarët, tufën e luleve e vendosëm në Varrezat e Dëshmorëve, atje ku prehet Heroi Estref Caka dhe heronj e dëshmorë të tjerë.

Është detyrë e pasardhësve të familjeve dhe e gjithë shqiptarëve, të ruajmë kujtimin e tyre, të mos harrojmë veprat, të bëhemi më të mirë se ata dhe të çojmë në vend amanetin e tyre për Shqipërinë e lirë dhe Europiane!

Lavdi Dëshmorëve!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here