Rezoluta për dënimin e gjenocidit të Serbisë/ Abazi apel Kuvendit: Mos bini në lojën e Ballës…

0
106

Bojken Abazi, drejtues i Vetëvendosjes, dega në Shqipëri, i ka drejtuar një thirrje Kuvendit që të çojë para rezolutën pa u përfshirë në lojrat e Taulant Ballës, i cili nuk pati sot as guximin ta thoshte fjalën gjenocid nga foltorja e Kuvendit.

Abazi shkruan në rrjetet sociale se Balla foli sot në Kuvend lidhur me rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë, por as përmendi termin gjenocid dhe as nuk foli kundër Aleksandar Vuçiç.

“Balla tentoi ta relativizonte rëndësinë e kësaj rezolute të vonuar, pa përmendur se Shqipëria nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë, pa treguar se Shqipëria do të ishte shteti i parë anëtar i OKB-së që do e njihte këtë gjenocid zyrtarisht përmes rezolutës, pa shpjeguar se termi “gjenocid” në të drejtën penale ndërkombëtare i tejkalon krimet e luftës, masakrat dhe spastrimin etnik, dhe e detyron Serbinë të mbajë përgjegjësi kolektive”, shkruan Abazi.

Në vijim ai thekson se Taulant Balla tregoi sot se ka si synim vetëm ta transformojë këtë çështje në përplasje PS-PD, duke zhvendosur vëmendjen te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e rrejshëm të Dick Marty, dhe hetimin e Lulzim Bashës dhe të tjereve si ai për angazhimin në UNMIK.

Postimi nga Bojken Abazi

Rezoluta që dënon gjenocidin e Serbisë dhe loja e Taulant Ballës

Taulant Balla foli sot në seancë plenare në lidhje me propozimin për rezolutën e vonuar të Kuvendit të Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë.

Balla as nuk e permendi termin “gjenocid”, as nuk pranoi që është e vonuar, as nuk foli kundër Vuçiçit, por tregoi qartë se këtë kauzë synon ta deformojë duke e shndërruar në përplasje PS-PD.

Komisioni që Balla ka propozuar më herët nuk ka asnjë lidhje me kërkesën për rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Madje, Balla tentoi ta relativizonte rëndësinë e kësaj rezolute të vonuar, pa përmendur se Shqipëria nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht gjenocidin e Serbisë, pa treguar se Shqipëria do të ishte shteti i parë anëtar i OKB-së që do e njihte këtë gjenocid zyrtarisht përmes rezolutës, pa shpjeguar se termi “gjenocid” në të drejtën penale ndërkombëtare i tejkalon krimet e luftës, masakrat dhe spastrimin etnik, dhe e detyron Serbinë të mbajë përgjegjësi kolektive.

Taulant Balla tregoi sot se ka si synim vetëm ta transformojë këtë çështje në përplasje PS-PD, duke zhvendosur vëmendjen te hetimi i PD-së për votën në Këshill të Evropës në favor të investigimit të padrejtë bazuar mbi raportin e rrejshëm të Dick Marty, dhe hetimin e Lulzim Bashës dhe të tjereve si ai për angazhimin në UNMIK.

Rikujtojmë se Ilir Rusmali, i PD, që votoi në Këshill të Evropës në vitin 2011 në favor të investigimit bazuar mbi raportin e Dick Marty, u propozua më vonë nga Rama dhe u votua nga Kuvendi i kontrolluar nga PS, një herë si këshilltari kryesor i jashtëm për reformën aktuale zgjedhore që konsolidoi autoritarizmin elektoral në Shqipëri në favor të Ramës; pastaj, në tetor të këtij viti, po me propozim të PS, Rusmali u votua si një nga 5 anëtarët e KAS – Komisionit për Ankesa dhe Sanksione në KQZ, që do të menaxhojë zgjedhjet e 25 prillit.

Është për t’u vlerësuar qëndrimi i sotëm i deputetëve Ralf Gjoni dhe Kostaq Papa që folën në seancë plenare për gjenocidin e Serbisë dhe nevojën për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për ta njohur e dënuar këtë gjenocid. Në këtë pikë ata i bashkohen edhe deputetëve Mimi Kodheli dhe Erion Piciri, si dhe PDIU-së, që kanë kërkuar publikisht të miratohet kjo rezolutë në lidhje me gjenocidin e Serbisë, e cila nuk ka asnjë lidhje me lojërat e Taulant Ballës. Është e turpshme që ende të vonohet rezoluta në Kuvend, dhe aq më keq të transformohet.

I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit ta çojnë para rezolutën pa u përfshirë në lojrat e Ballës, i cili nuk pati sot as guximin ta thoshte fjalën gjenocid nga foltorja e Kuvendit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here