“Maskaradë e neveritshme”, Bardhi: Deklaratat e rreme të orkestruara nga Rama ndaj Bashës, dalin sa herë është para humbjes së zgjedhjeve

0
98

Partia Demokratike, nepermjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi,  ka dalë në një tjetër deklaratë ku hedh poshtë me neveri akuzat e orkestruara nga Edi Rama dhe Top-Channel, lidhur mbi gjoja implikimin e Lulzim Bashë në hetimin ndaj UÇK, gjatë punës së tij në UNMIK.

Bardhi deklaron se ‘Edi Rama sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit.’

Postimi i plote:

‘Partia Demokratike përbuz me neveri maskaradën e orkestruar nga Edi Rama dhe Top Channel kundër kreut të opozitës Lulzim Basha. Deklaratat e fabrikuara  janë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe të pasurimit të paligjshëm të mercenarëve të tij, të fshehur pas incineratorëve.

Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të UÇK-së. Ky është një fakt i konfirmuar edhe nga ish- Kryeprokurori i EULEX, Ëilliamson.

Deklaratat e rreme të orkestruara nga Edi Rama nuk dëmtojnë aspak Lulzim Bashën. Ato shkojnë kundër interesit kombëtar, duke dëmtuar imazhin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sa herë është para humbjes së zgjedhjeve, Edi Rama zbaton të njëjtin skenar shpifjesh kundër Lulzim Bashës. E bëri atë në 2005-ën, në 2011-ën dhe po riciklon sërish skenaret e denja për Sigurimin e Shtetit.

Të tillë skenarë imagjinarë kundër Lulzim Bashës do të dëgjoni pa ndërprerje deri në 25 Prill! Rama nuk ka asnjë alternativë dhe nuk ka me çfarë ta mbulojë tjetër dështimin e 8 vitëve në pushtet. Përbuzeni Edi Ramën dhe mercenarët e tij!’

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here