Biberaj: Deklarata e Vuçiç ishte provokuese, Rama e ka faktorizuar tezën e tij

0
157

Aleksandër Biberaj, ish-zv. president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës thotë se qeveria shqiptare ka bërë gabime në politikën e jashtme sa i takon trajtimit të çështjes së Kosovës, kurse nismën për të miratuar rezolutë në Parlament e cilëson përpjekje për të fituar vota.

“Hapja e kësaj çështjeje nga mazhoranca aktuale kuptohet që është me qëllime të mirëfillta politike sepse kemi një kryeministër që ka qenë iniciator bashkë me presidentin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Kështu që është komplet hipokrizi dhe bëhet për qëllime politike. Kjo mazhorancë ka 7 vite në qeveri, pse nuk e bëri më përpara 4 apo 5 vitesh?”, tha z. Biberaj në EuroNews Albania.

Sipas tij kryeministri Edi Rama ka faktorizuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç që sipas tij në asnjë rast dhe rrethanë nuk duhej të popullarizohej. Z. Biberaj qëndrimet e Ramës nga pikëpamja diplomatike i cilësoi “komplet të papërgjegjshme”.

“Aleksandër Vuçiç ka qenë ministër Informacioni në qeverinë e Millosheviçit dhe është një trashëgimtar i politikës së tij. Teza serbe është një tezë tinëzare. Ata thonë që ne nuk kemi problem me shqiptarët e Shqipërisë, në problemin e kemi me shqiptarët e Kosovës sepse atje ka qenë një organizatë terroriste që është ushtria çlirimtare e Kosovës.

Në momentin që kryeministri i Shqipërisë faktorizon presidentin e Serbisë do të thotë se në një farë mënyrë i jep të drejtë pretendimit të tyre se problemi janë shqiptarët e Kosovës. Jo, shqiptarët janë një komb dhe në raport me çështjen serbe duhet të kemi një qëndrim”, nënvizoi z. Biberaj.

Ai e cilësoi si provokim deklaratën e bërë nga Vuçiç së fundmi ku krahasoi konfliktin e Serbisë me Kosovës të ngjashëm me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit për çështjen Nagorno-Karabak.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së nga ana tjetër thekoi se, qeveria e drejtuar nga Rama ka zhbërë dhe një traditë sa i takon çështjes kombëtare, ku qëndrimet kanë qenë të unifikuara. Përveçse nismë për kapital politik, z. Biberaj tha se kjo nismë është dhe një sulm ndaj opozitës në Shqipëri.

“Shqipëria ka qenë e treguar shumë e kujdesshme që konflikt të mos paraqite si konflikt rajonal. Deklarata e Vuçiç është shumë provokuese. Qëndrimet e Shqipërisë kanë qenë shumë korrekte, ku nuk është konsideruar si konflikt mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Ky është një sulm i pa principe që i bëhet opozitës. Lidhur me çështjen shqiptareve ka pasur një dakordësi por me ardhjen në pushtet të sektit të rilindjes çështja kombëtare është bërë axhendë e një qeverie që nuk e ka ndjekur. Çdo nismë që ka marrë mazhoranca nuk ka kërkuar konsensusin e opozitës. Ky sinkronizim mungon nga viti 2013 dhe kryeministri aktual ka bërë një relativizim të politikës serbe me politikën e Kosovës. Ka favorizuar dhe popullarizuar Vuçiç. Po të shohësh diplomacinë e Serbisë, ata janë shumë të organizuar dhe përpiqen që të lobojnë dhe janë shumë hipokritë ndërkohë nga diplomacia shqiptare mungon sinkronizimi”, shtoi ai.

Z. Biberaj akuzat ndaj liderëve të UÇK-së i cilësoi politika ruso-serbe dhe të përkrahura nga senatori Dick Marti që sipas tij është një antiamerikan i deklaruar. “Këto akuza kanë dalë nga  hiçi se edhe në librin e Karla Del Pontes thuhet kam dëgjuar”, përfundoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here