Nishani: Rama çuditet që lebërit pijnë dhe këndojnë, kokaina dhe krimi e kanë marrë peng…

0
96

Ish-Presidenti Nishani, i ka cilësuar si të padenja fyerjet dhe talljet e Ramës sot në Vlorë me polifoninë labe dhe që ‘Halabakut bajat i duket çudi se si lebërit pinë raki, këndojnë e hedhin valle.’

Nishani i shkruan Ramë se ‘Rakia e kënga edhe ti merr pak mendë në gaz e hare por ti kthen prap ! Kurse kokaina dhe krimi të marrin peng e nuk ju ikën dot më !

‘Tradhëtari me damkë, më i ziu në 108 vite të Shtetit Shqiptar, nga Vlora e patriotëve dhe e Flamurit , fyen e tallet me polifoninë labe, këtë Perlë të historisë e identitetit tonë kulturor.

Serbofili i Tiranës nuk e kupton se polifonia labe, lahuta e çiftelia e malësisë, janë identitet kombëtar për ne shqiptarët.

Halabakut bajat i duket çudi se si lebërit pinë raki, këndojnë e hedhin valle.

Rakia e kënga edhe ti merr pak mendë në gaz e hare por ti kthen prap !

Kokaina dhe krimi të marrin peng e nuk ju ikën dot më !

Ky është dallimi midis dy modeleve !

Matrapazi i tokave të Kosovës dhe i detit arbëror, i konsideron vlonjatët, popullin e bregut e të gjithë Labërinë si vathë që u dërgon xhaketën e ju merr votat kur ti dojë e sa të dojë.

Labëria e Malësia, Vlora dhe e gjithë Shqipëria, do ta dërrmojnë politikisht halabakun bajat më 25 Prill !

Polifonia, e sharkia janë të vjetra sa vetë kombi e do të vazhdojnë të jenë me të.

Tradhëtari i dështuar do harrohet krejt!’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here