“Tregimet e Moçme” të Kutelit në pesë gjuhë!

0
123

Përkthyesit që marrin përsipër përkthimin e përmbledhjes me rrëfenja “Tregime të moccme shqiptare” të Mitrush Kutelit janë: Andrea Grill në gjuhën gjermane; Evelyne Noygues, në gjuhën franceze; Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane; Ron Berisha në gjuhën angleze si dhe Eleana Zhako në gjuhën greke

 

Gjithë përpjekja në këto 30 vite për ta ccuar Mitrush Kutelin në gjuhë e vend tjetër, ka dështuar. Askush nuk ka thënë arsye të qënësishme pse kjo “mbyllje dere”, vecc faktit që gjuha shprehëse e këtij shkrimtari është e vështirë, komplekse për t’u përshtatur në gjuhë tjetër. Në fillim të viteve ’90-të ka pasur një përpjekje për të përkthyer veprën e Kutelit nga Kadare, por mbeti projekt në rrugë. Të parën sprovë të plotë e ka realizuar shkrimtarja Klara Buda,  me rrëfenjën “Fshati im e pi rakinë”, duke e botuar në frengjisht. Dje, në një nismë të veccantë prej Qendrës së Botimeve për Diasporën po i hapet rruga për herë të parë, botimit në pesë gjuhë të huaja të përmbledhjes me rrëfenja “Tregimet e moccme shqiptare”. Është konsideruar, me të drejtë, projekt madhor duke shkuar ky botim në gjuhët: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe greqisht. “Ka qenë kërkesë parësore ruajtja e parimit bazë në përkthimin nga gjuha shqipe: ajo e përzgjedhjes së përkthyesve që kanë gjuhën në të cilën përkthejnë gjuhë amtare. Kështu janë angazhuar në këtë projekt përkthyes të rëndësishëm e me përvojë nga gjuha shqipe, si Andrea Grill në gjuhën gjermane, Evelyne Noygues në gjuhë franceze, Eugenio Scalambrino në gjuhën italiane. Kjo përzgjedhje shërben dhe për nxitjen e atyre pak përkthyesve që ende i kanë qëndruar besnikë këtij misioni”, thuhet në njoftimin e QBD për këtë projekt. Mungesa e theksuar e përkthyesve të huaj të angazhuar me përkthimin nga gjuha shqipe, sipas qendrës, ka bërë të mundur nxitjen dhe të përkthyesve shqiptarë që jetojnë prej vitesh dhe janë shkolluar në gjuhën në të cilën përkthejnë. “Të rinjtë shqiptarë të brezit të dytë, të rritur dhe të shkolluar jashtë vendit, përbëjnë një potencial të rëndësishëm për të përgatitur përkthyes të rinj nga gjuha shqipe. Janë angazhuar kështu në këtë projekt dy përkthyes të rinj me gjuhë amtare gjuhën shqipe, por që kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë prej vitesh jashtë vendit e mbi të gjitha janë shkolluar në gjuhën në të cilën përkthejnë: Ron Berisha, një përkthyes i ri dhe premtues do të përkthejë Kutelin në gjuhën angleze, ndërsa Eleana Zhako, e njohur tashmë në këtë fushë, do të përkthejë veprën në gjuhën greke”.

Qendra e Botimeve për Diasporën u ka marrë përkthyesve mendimin se çfarë përbën për ta ky projekt dhe cilat janë sfidat e punës së tyre. Ja si janë përgjigjur përkthyesit disa pyetjeve lidhur me këtë sfidë.

Andrea Grill: Gjuha e Kutelit, përcillet shumë mirë në gjermanisht

Më pëlqen shumë ideja që fëmijët, të cilët i kanë prindërit që flasin shqip, por vetë ende nuk e kanë mësuar, do të kenë mundësinë të lexojnë e të njohin tregimet e moçme dhe shumë interesante të vendit ku janë rritur prindërit e tyre.

Veç kësaj edhe tekstet vetë janë të veçantë, janë krejt ndryshe nga tregimet që shkruhen tani, flasin nga një botë tjetër prej kësaj në të cilën jetojmë, dhe njëkohësisht tregojnë shume për Evropën, çfarë është, kontradiktat e saj.

Zakonisht unë merrem më shumë me përkthimet e autorëve bashkëkohorë. Ata janë më afër meje, sidomos ngaqë jetojmë në të njëjtën kohë.

Projekti i Kutelit për mua është shumë i bukur pasi ai shkruan ndryshe nga si shkruajmë tani, është edhe i vështirë, por mua më pëlqejnë sfidat – ato ta zbukurojnë jetën.

Në gjermanisht, ne kemi një traditë të vjetër për tregimet në përgjithësi e veçanërisht për fëmijët, kështu që  mua më duket se gjuha e Kutelit, përcillet shumë mirë në gjermanisht. Mund të përdor shprehje që janë pak të harruara në gjermanishten bashkëkohore, për shembull, por që krijojnë  një ngjyrë të bukur në të tashmen, çka më duket se duket jep atmosferën e Kutelit. Ky është vetëm një shembull i thjeshtë, por jam e bindur që teksti do të dalë shumë mirë në gjermanishte dhe do t’i bëjë lexuesit të kuptojnë diçka më shumë  mbi historinë e Evropës dhe jetën njerëzore në përgjithësi.

 Evelyne Noygues: Përkthimin i tregimeve të Kutelit e kam filluar duke lexuar baladat

I kam njohur Tregimet e Kutelit mbas vitit 1991 kur isha në Tiranë. Disa miq të mi kishin në shtëpi botimin e vitit 1965. E kishin ruajtur brez mbas brezi dhe e përdornin për fëmijët ose për t’u treguar përralla nipave. Tani një kopje e tregimeve të Kutelit ndodhet në bibliotekën e Institutit në Paris (ku mësova edhe unë gjuhën shqipe) falë donacionit i Pr. Ardian Marashi, përgjegjësi i gjuhës shqipe të Inalco-ja (Institut National des Langues et Civilisations).

Të gjithë studentët e gjuhës shqipe në këtë institut kanë mundësi ta marrin në shtëpi dhe ta lexojnë.  Është një fat ky për ta, fat të cilin unë  nuk e kam pasur kur isha vetë studente atje.

Duke përkthyer tregimet e Kutelit, tashmë unë kam fatin të hyj thellë në prozën e tij lidhur me baladat, këngët e kreshnikëve qe i përkasin traditës gojore të letërsisë shqipe.

Botimi dhe shpërndarja e librave shqip, si dhe e përkthimeve të tyre, ruan lidhjet gjuhësore me diasporën nëpër botë, e cila gjithnjë kërkon të ruajë identitetin e vet.

Qendra e Botimeve për Diasporën po bën një punë shumë të dobishme, duke propozuar dhe shpërndarë tekstet letrare dhe shkollore. Është një ndihmë e madhe për të gjithë ata që duan të rrinë në kontakt me kulturën shqiptare.

Shpresoj se në të ardhmen QBD-ja do të vazhdojë me botime letrare të përbashkëta nëpër vende te ndryshme. Përkthimin i tregimeve të Kutelit e kam filluar duke lexuar baladat dhe këngët, vargjet mbi të cilat ai  u mbështetet për të shkruar tregimet e tij. Pastaj kam lexuar edhe në frëngjisht autorë, si: Charles Perrault, Andersen ose vëllezërit Grimm.

Kështu jam munduar të kuptoj mënyrën si kane ndërtuar gjuhën, si kanë përdorur variacione, si kanë përpunuar ritmin etj. Dua të them se më ka ndihmuar shume fakti qe ia kam lexuar tregimet vajzës dhe e kam ripërpunuar duke marrë parasysh edhe reagimet e saj, duke qenë se ajo është në moshë që lexon shumë përralla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here