Pamje tmerruese nga Fieri/ Kaos, Covid dhe korrupsion në institucionet e Manastirliut…

0
115

Qyteti i Fierit dhe fshatrat e tij duket se do të jenë bomba e ardhshme, që do t’i shpërthejë ndër duar, ministres Ogerta Manastirliu. Bomba COVID po përgatitet prej javësh me kujdes nga institucionet e shëndetësisë në veçanti, që me shërbimin e tyre të mjerë po krijojnë të tilla radha si këto në video.

“Në Fier mbizotëron kaosi, papërgjegjshmëria, korrupsioni. Situata është jashtë kontrollit. COVID-19, virusi i rrezikshëm, mbizotëron kudo, – thotë Luan Baçi, kreu demokrat i qarkut.

“Janë me dhjetra familje, me të gjithë pjesëtarët e tyre të infektuar dhe të paidentifikuar të paregjistruar askund, – denoncoi ai. – Askush nuk interesohet per ta. Marrin mjekimin vetë duke telefonuar mjekë me njohje personale, në të shumtën e rasteve jo mjekë infeksionistë.

Kurohen në shtëpi duke paguar infermierë shumë shtrenjtë për injeksionet. I blejnë ilaçet vetë, ata që munden. Pjesa dërrmuese nuk ka mundësi dhe pi vetëm paracetamol dhe çaj.

Janë me qindra ata që e dinë që janë me COVID, por lëvizin lirshëm nëpër qytet, pa u mjekuar dhe aq me tepër pa u karantinuar; mësues që detyrohen të venë në mësim, edhe kur njoftojnë se janë të infektuar; vdekje pacientesh, qytetarë fierakë me COVID që i njohim mire dhe nuk raportohen si të tillë.

Prej një jave, dyndje qytetarësh në Poliklinikën e Fierit! Për shkak të një difekti në laboratorin e analizave mjekësore kryhet vetëm një numër i ulët i diagnostikimeve, ndërkohë që numri i qytetarëve që presin në radhë është me dhjetëra çdo ditë. Nervozizëm, pritje e gjatë dhe kaos pa rrugëzgjidhje.

I bëj thirrje Kryeministrit të papërgjegjshëm, të marrë masat e duhura në Fier dhe gjithë Shqipërinë. Jeta e qytetarëve është në rrezik!” ka vënë alarmin, Luan Baçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here