Nishani: Rama peng i qarqeve shoviniste serbe, nëse do të provojë të kundërtën të bëjë padi në Hagë ndaj raportit të Martit

0
899

Nga Bujar Nishani

Rilindsi, mbartësi i tezës së ndarjes së territoreve të Kosovës dhe dhuruesi i 12 (dymbëdhjetë) miljeve det arbëror, po ngre një fasadë tjetër për të fshehur tadhëtitë e rënda që nuk mund të fshihen. Komisioni Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veriun e vendit është veçse shfaqja qesharake e rradhës prej tradhëtarit frikacak.
Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundë atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty. Por Rilindsi ishte i zënë me akuzat dhe paditë kundër Kryeministrit të Kosovës dhe Gjeneralit të UÇK, Ramush Haradinajt dhe nuk kishte kohë të denonconte Dick Marty dhe shpifjet e tij.
Megjithatë “më mirë vonë se kurrë” thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Le ta bëjë tani, urgjent, menjëherë akuzën ndaj atij Raporti shpifjesh dhe vetë shpifësit.
Nuk ka nevojë për teatër qesharak në Parlamentin sharlatan monist të rilindsave.
Nëse është i zoti, nëse ka kurajo, nëse nuk është a, të shkojë sa më parë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut kundë Raportit dhe vetë Dickut !
Të tjera janë bull***t !
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here