Berisha publikon denoncimin/ Emigranti akuzon shtetin për vrasjen e të atit, në gjendje të rëndë edhe nëna e tij

0
81

Ish kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhet e një emigranti i cili shpjegon situatën e prindërve të tij.

Babai pas denoncimit të parë i ka humbur jetën si pasojë e Covid, ndërkohë që nëna e emigrantit është akoma në gjendje të rëndë.

Ja postimi i tij i plotë:

Akuzon shtetin për vrasjen e të atit!

Në gjendje të rëndë është dhe nëna e tij.

127 i bën fresk Edvin Xhahilit.

Narkoshteti mban qendrim kriminal ndaj prindërve të tij.

Miq, tre ditë më parë qytetari E.J, emigrant, më dërgoi një mesazh, të cilin unë e publikova në fb tim, në të cilin njofton se të dy prindërit e tij prej 7 ditësh me temperaturë 40 janë jashtë kujdesit shendetësor dhe askush nuk i viziton.

Mbrëmë emigranti E.J me shkruan se i ati i vdiq nga mungesa e kujdesit shendetësor dhe se e ëma është në gjendje tejët të rënduar me shenja të qarta covidi por pa asnjë kujdes publik shendetësor!

Ai akuzon për vrasje shtetërore!

Lexoni mesazhet e tij! Sb

Zoti Berisha pas sms së parë që ju dërg. para dy ditësh me hidhërim të thell ju informoj se babai im humbi jetën pa e kuptuar nga se pasi kurr nuk ju bë tamponi edhe pas kërkesave të shumta nga Ana jonë problemi tjetër është se dhe nëna ka shenja të qarta COVID-19 po edhe asaj nuk i kanë mar tampon po blejm oxygen në mënyrë private ju lutem denoncojeni ktë krim shtetëror që po na vret të afërmit tanë një genocid më keq se i serbit oxygen ka vajtur për ta blerë me mik 800-900 euro monopol me zemrat e coptuara te një shtet mafioz ju lutem publikoje një të vertetë të pa mohueshme. Respekt E.J.

Të sëmure me temperaturë dhe ulje oksigjeni të braktisur nga narkoshteti.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Zoti Berisha kam të dy prinderit me temperature prej 7 ditesh dhe 127 nuk ka vajtur ti vizitojë deri tani dhe asnjë nga spitali nuk ka vajtur ti bëjë tamponin në pamundësi të jem pranë atyre sepse une jetoj në angli ato kanë nevojë për trajtim mjeksor nëna është e operuar nga zemra 3 herë babai është me tumor me pankreas janë me moshe të thyer kam dërg. infermiere private tu bëj gjelperat pasi shteti kerkon ti vras edhe oksigjen e kam marë me privat pasi mami e ka të nevojshme sot ka bër oksigjen meter dhe është nën normën e duhur 79 ju lutem publikoje ndoshta spitali do vejë dorën në zemer nuk kërkoj lemoshe kërkoj vetëm tu bëhet tampon. Faleminderit.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here