Situata e rëndë nga covid-19/ Tomorri: Një mbyllje e dytë do të ishte katastrofike

0
115

Gazetari Klodian Tomorri, ishte i ftuari në SYRI TV, komentoi raportin e OBSH, sipas të cilit, 8 përqind e shqiptarëve ranë në varfëri për shkak të pandemisë.

“Situata reale në terren mund të jetë edhe më keq. Pesha që paguajnë shqiptarët nga xhepi për shëndetësinë është shumë e lartë, ky është një shkak për të çuar në varfëri të gjitha ato familje që përballen me shpenzime shëndetësore,” tha Tomorri.

Sipas tij, 42 përqind e shqiptarëve jetojnë me 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse dikush prej tyre preket nga koronavirusi, do të thotë që të shpenzojë 1 mijë euro për kurimin e tij.

“Me një shpenzim prej 1 mijë eurosh për kurimin e sëmundjes, praktikisht një sëmundje të ka marrë të gjithë të ardhurat vjetore,” tha ai.

Tomorri theksoi se një mbyllje e dytë si ajo e marsit do të ishte katastrofike për vendin.

“Tani qeveria nuk ka më mundësi të bëjë një mbyllje tjetër. Mund ta bënte nëse do ndërmerrte veprime të forta në buxhet, nëse do shkurtonte shpenzimet dhe kontratat e PPP-ve.  Qeveria nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të ndërhyjë në këtë drejtim. Një mbyllje e dytë do të ishte katastrofike dhe atë shifrën e 8 përqind që thotë OBSH, do e kishim dyshifrore dhe shumë familje do kalojnë në gjendje katastrofike,” tha Tomorri.

Sipas tij, gjendja e financave në vend është shumë e rëndë.

“Rama akuzonte qeverinë kur ishte në opozitë se po linte pas tokë të djegur, ndërkohë që situata financiare sot është shumë më e keqe,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here