Rudina Hajdari mposht Covid-19: Doktor Pipero më dha lajmin e mirë

0
145

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

Hajdari ka bërë me dije se lajmin ia ka dhënë doktori Pëllumb Pipero, teksa ka dhënë edhe mesazhin “Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!

“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.

Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë!“, shkruan deputetja.

Rudina Hajdari u karantinua për një kohë të gjatë pas daljes pozitive me koronavirus.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here