Rama premtoi ‘shëndetësi falas’, Basha sjell raportin e OBSH: 8% e familjeve ranë në varfëri!

0
85

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka ballafaquar premtimin kryesor të kreut të qeverisë, Edi Ramës, për “shëndetësi falas” me shifrat reale të Oorganizatës Botërore të Shëndetësisë.

Një analizë e OBSH-së për 4 vitet e fundit në Shqipëri ka treguar se 8% e familjeve shqiptare u varfëruan nga shpenzimet që duhet të bënin për t’u kuruar kurse 12% e kaluan edhe më rëndë.

“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu, – reagoi Basha sot në Twitter. –  OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore.

Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps, – ka theksuar kreu i opozitës dhe ka përfunduar me këtë premtim: “Së bashku do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar.”

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here