Meta takim lamtumire me ambasadorin e Kuvajtit: Mirënjohje për ndihmën financiare pas tërmetit….

0
100

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Mes të tjerash, Meta shkruan se e ka përgëzuar ambasadorin për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.

“Prita në një takim të ngrohtë Ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Sh.T.Z. Fayez Mishari Al Jassim, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

E përgëzova për rolin dhe kontributin e dhënë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe për promovimin e Shqipërisë në shtetin e Kuvajtit.

Shpreha mirënjohje për vëmendjen që Kuvajti i ka kushtuar marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen e ndihmën e vyer financiare për projekte të rëndësishme të dhënë ndër vite, veçanërisht në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar. ?????”, shkruan Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here