Gjendje e rënduar psikologjike, Koraqi: Ilaçet ndikojnë të psikoza e pacientëve

0
117

Shefi i Insitutit Laboratorik, Andi Koraqi ka folur në lidhje me gjendjen psikologjike të pacientëve që trajtohen nga Covid-19.

Koraqi ka thënë se situata pandemike vetë ka ndikuar te sistemi nervor i njerëzve, por edhe medikamentet e përdorura sipas tij kanë ndikim.

Koraqi: Në QSUT ka konsulta me psikologët, nuk e di se çfarë ndodh me “Shefqet Ndroqin”.

Dihet që  situata e pandemisë është një stres i veçantë që i shkaktohet sistemit nervor të të gjithë njerëzve, qofshin të sëmurë apo edhe të shendoshë.  Dikush humb jetën, dikush ka të afërmit në gjendje të rëndë, plus izolimit për shkak të përhapjes së virusit me kontakte. Të gjitha këto janë shkaqe që shkaktojnë një ndryshim dhe ndikojnë në sistemin nervor të individit.

Mendohet që Covid-19 ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin nervor dhe përveç këtyre janë edhe medikamentet që përdoren që mund të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë te individi. Duhet të merren dhe të flasin psikologët për këtë.

Ditën e sotme një pacient 69 vjeçar nga Fieri u hodh nga ballkoni i Infektivit, ku edhe po merrte shërbimin shëndetësor për Covid-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here