Vendi drejt mbylljes? Komiteti Teknik ndaj Covid njofton deklaratë për mediat

0
133

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Komiteti Teknik ndaj Covid do të ketë një deklaratë për mediat në orën 15:30. Në media është raportuar se në këtë deklaratë mund të njoftohen masa të reja shtrënguese me qëllim parandalimin ndaj koronavirusit.

Rastet e reja me Covid dhe ato aktive, prej javësh tashmë janë në rritje dhe ekspertët e Komitetit Teknik janë shprehur se duhet të ketë masa të tjera, pas vendimit për vendosjen e maskave me detyrim dhe në ambientet e jashtme.

Anëtarë të komitetit kanë hedhur idenë e mbylljes së restoranteve dhe lokaleve në Tiranë, ku sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, janë përqendruar rastet e infeksionit.

Javën e kaluar u raportua po ashtu për një kthim të mundshëm të kufizimit të orarit të lëvizjes.

Mbetet për tu pritur deklarata e Komiteti Teknik për të tjera detaje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here