Skandal tek infektivi/ Viktimave u ndërrojnë emrat tek skeda e vdekjes, familjarët pa zgjidhje…

0
91

Situata në spitalin Infektiv vijon që të mbetet shumë e rënduar, ndërkohë që ditët e fundit ka një fluks të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19, të cilët kërkojnë ndihmë në këtë spital. Si pasojë e fluksit të madhe, disa prej pacientëve mjekohen edhe në ambulance.

Ndërkohë një tjetër shqetësim i rëndë, që vjen nga të afërmit e viktimave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, është fakti se u është ngatërruar emri në skedën e vdekjeve.

Dy qytetarë u shprehën për  Fax News se, kishin disa ditë që vinin vërdallë për të rregulluar emrin e viktimës pasi nuk e çregjistrojnë dot në gjendjen civile.

“Ma rregulluan pardje, më kanë ngatërruar një gërmë dhe nuk e çregjistroj dot, e sollëm nga Berati këtu dhe vdiq nuk morëm vesh asgjë. Fëllëza, Thëllëza, ndryshojnë dhe nuk e çregjistroj dot. Po pres të dalë koordinatorja, kam dy ditë me këtë situatë.”- tha një qytetar.

Po ashtu edhe një tjetër u shpreh se i kanë ngatërruar emrin e të afërmit dhe se askush nuk po i jep përgjigje në lidhje me këtë shqetësim.

“Nuk është shkruajtur emri tamam i personit që ka ndërruar jetë dhe nuk e çregjistrojmë dot nga gjendja civile. Kam dy orë e gjysmë që rri këtu. Nuk na përgjigje drejtoresha.”- tha qytetari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here