Merr flakë godina tre katëshe në Fier…

0
182

Një godinë tre katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Fier.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të godines ndërkohë që janë njoftuar zjarrfikëset që kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Policia njofton se nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 11:40, në lagjen “Sheq i Vogël” Fier, në katin e dytë të banesës së shtetasit N. Y., ka rënë zjarr. Shërbimet policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here