PD nxjerr fotot: Rinia e Shqipërisë e do Tiranën, nuk do ta shkatërronin atë si Erion Veliaj

0
100

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar realitetin e të rinjve duke e krahasuar me fasadën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas Sekretari të Përgjithshëm të PD-së, të rinjtë e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë ngjashmëri me mashtrimet e Erion Veliajt.

Postimi i plote:

“Të rinjtë demokratë dhe rinia e Shqipërisë nuk jetojnë në vilë 1 milion euro që e kanë “blerë” me lekët e gruas dhe as bëjnë dasëm 500 mijë euro në Kala me lekët e mamit, siç bën Erion Veliaj.

Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk vishen me xhupa 1000 euro, siç bën çdo ditë Erion. Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë e do Tiranën.

Ata nuk do ta shkatërronin atë si Erion Veliaj, që ka firmosur me mijëra leje ndërtimi për Kulla, ku pastrohen paratë e krimit të organizuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here