Humbi të atin, moderatorja Viola Spiro bën dedikim prekës: Babka im…

0
146

Një javë më parë moderatorja e njohur, Viola Spiro humbi të atin për shkak të infektimit me Covid-19.  Nëpërmjet një postimi në Instastory Viola tregon se i ati nuk arriti as ti jepte lamtumirë.

“Do doja të kisha fuqi që të shkruaja dhe tregoja pafund për babain tonë, por jam e copëtuar. Jemi të tmerruar dhe të shkatërruar për mënyrën dhe kohën e shpejt që e humbëm. Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi gjatë. Ai pushoi ditën e diel pa na dhënë lamtumirën. Sot e përcollëm për udhëtimin më të gjatë, duke i lutur që të jetë i lehtë për të dhe më i bukur”, – shkroi Viola në Instagram.

Ndërkohë sot moderatorja ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ka me babanë e saj, që nga koha kur ishte fëmijë e deri në foton e fundit që kanë realizuar bashkë.

“Do qeshim gjithmonë bashkë si në foton tonë të fundit, babka im…”– ka shkruar ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here