Elvana Gjata nuk e fsheh dot trishtimin për ndarjen nga jeta të Koço Devole-s

0
181

Këtë të dielë bota e artit në Shqipëri u zgjua në zi.
Të shumtë janë personat që u hidhëruan për vdekjen e skenaristit dhe aktorit, Koço Devole.
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, gjithashtu ka shprehur hidhërimin e saj të thellë, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ikonës së humorit, Koço Devole.
Me anë të një postimi në Instagram, ajo thotë se është e lumtur që e ka njohur dhe ka punuar krah tij.
“Hidhërimi është kaq i madh. Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër”, shkruan Elvana .
Dyshja ka pasur disa bashkëpunime në fushën e artit por i fundit ishte ai në filmit “Dy gisht mjaltë”, në të cilin Koço Devole ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata.

Image

Image

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here