Kryemadhi: Socialistët të zhgënjyer, bashkë me ta për të larguar Rilindjen dhe rikthyer shpresën në Shqipëri…

0
131

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, tha sot nga Lezha se beteja e saj në opozitë është për të gjithë socialistët e zhgënjyer. Kryemadhi tha se ka ende lidhje me socialistët e fillimeve të kësaj partie, të cilët ankohen për taksat e larta, faturat e larta të ujit dhe energjisë elektrike.

“Lidhjet e mia me socialistët e asaj kohe, që sot s’janë më të rinj, por burra e gra, vazhdojnë. Në tavolina me ta diskutojmë pa fund për problemet. Ajo që i vret sot socialistët është: Monika, kemi 4 vjet që dëgjojmë premtime, premtime e zero realizime.

Shikojmë një shesh që është shtruar para një viti, rishtrohet edhe një here, një shkollë që është ndërtuar para një viti, e shembim se gjoja është dëmtuar nga tërmeti. Nuk hapin vende pune, por po na mbyllin dhe ato pak biznese që po na mbajnë gjallë. Na shtojnë kilovat orët më shumë se sa harxhojmë, kemi fatura shumë të shtrenjta të ujit poshtë dyerve.

Sot s’ka socialist që do të pranojë mashtrimet e Ed Ramës dhe Rilindjes, nuk ka socialist që s’do punë e pagë të mirëpaguar, s’ka socialistë që s’do taksa të ulëta, s’ka socialistë që s’do fëmijën e tij në shtëpi. Njerëzit janë të gjithë njëlloj para Zotit e ligjit. S’ka flamur politik që i tjetërson ato.

Beteja jonë është e përbashkët me socialistët e ndershëm, me socialistët e zhgënjyer për të kthyer djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve”.

Kryemadhi tha se në 25 prill nuk është me rëndësi se cili flamur votohet, por që qytetarët “të votojnë kundër Edi Ramës”.

“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja e LSI

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here