COVID-19 po bën kërdinë në ekonomi, Ministria e Drejtësisë hap tender, kërkon 16 karrige luksoze për “kokat drejtuese”

0
104

Ministria e Drejtësisë për shembull ka hapur një tender, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për “rangun drejtues”. Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit, megjithatë kërkesat janë shumë të qarta dhe nuk ka vend fare për mashtrime.

Shqipëria po kalon kohë të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit por edhe problemeve të mbetura nga tërmeti i një viti më parë. Sigurisht që barra nuk bie mbi popullin e thjeshtë por mbi liderët politikë që na udhëheqin dhe merren me gjithë problematikat tona. Ndaj edhe kanë vendosur që të paktën për një herë të mendojnë për veten e tyre dhe të relaksojnë pak “kockat”.

Ministria e Drejtësisë për shembull ka hapur një tender, nga i cili do të blihen 16 karrike rrotulluese për “rangun drejtues”. Ftesa për ofertë është bërë dhe tenderi do të hapet paraditen e 9 nëntorit, megjithatë kërkesat janë shumë të qarta dhe nuk ka vend fare për mashtrime. Për të gjithë të interesuarit, Ministria i ka bërë kërkesat shumë të qarta… Duan karrige me lëkurë origjinale natyrale ngjyrë të zezë, me 2 leva, njëra për të realizuar uljen dhe ngritjen, dhe sendilje të gjerë që sa vjen dhe ngushtohet. Pra e kanë ndarë mendjen për atë që duan, dhe e dinë që detajet kanë vlerë…

“Karriget duhet të jenë me tapiceri prej lëkure origjinale natyrale tek pjesa e ndenjëses dhe mbështetëses, me ngjyrë të zezë. Karrigia duhet të përbërhet nga ulësja dhe mbështetësja. ulësja duhet të jetë me përmasa minimumi 65 cm dhe vjen duke u ngushtuar,”-shkruhet në tender.

E vetmja gjë, problem në këtë tender është që nuk janë përfshirë edhe punonjësit e tjerë të Ministrisë. Megjithatë ata mund të shtyjnë edhe pak kohë me karriget e vjetra, peshën e punës e mbajnë “kokat”

dosja.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here