Nano krijon sërish polemika, hedh shashkën e radhës: Ishalla fiton Trumpi, ti bombardojë…

0
98

Analisti Mustafa Nano, ka krijuar sërish polemika me deklaratat e tij për besimtarët myslimanë.

Nano deklaroi në Ora News se myslimanët nuk janë politikisht korrekt, pasi sipas tij ata e spërdredhin fjalën kur duhet të mbrojnë nderin e Kuranit.

Ai ka kërkuar që besimtarët myslimanë të ballafaqohen me njëri-tjetrin përsa i përket fesë që predikojnë dhe Kuranit.

“Unë do të doja që myslimanët të ballafaqoheshin. Myslimanët nuk janë politikisht korrekt asnjëherë dhe e spërdredhin fjalën kur vjen puna kur duhet të mbrojnë nderin e Kuranit.

Qëndrimet e tyre i mbrojnë deri në fund. Me të gjitha arsyetimet që bëjnë myslimanet kanë mbajtur qëndrimin se fajin e ka perëndimi dhe Evropa”, u shpreh analisti.

”Nuk do ta ekzagjeroja lidhur me shqiptarët në raport me terrorizmin. Njerëz që janë ekstremistë ka kudo në Evropë dhe njihen nga shërbimet sekrete. Inshalla fiton prapë Trumpi dhe i bombardon. Këta janë një pakicë edhe brenda botës islame. Mua më intereson më shumë problematika brenda islamit në vetvete”, tha më tej Nano.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here