Denoncon Vokshi: Shëndetësia falas! Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

0
118

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet pamjeve filmike, propagandën e shëndetësisë falas të reklamuar nga Rama, ndërkohë që njerëzit po vdesin në dyert e spitaleve pa marrë ndihmën e parë shëndetësore.

‘Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor..

Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të #ShëndetësiseFalas.’

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158943814564429

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here